OVL e UÇK-së ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në mesazhin e saj, OVL e UÇK-së e ka kujtuar Haxhi Thaçin si një njeri të ndershëm, të urtë dhe të respektuar, i cili edukoi fëmijët me vlera të larta. Organizata thekson kontributin e Hashim Thaçit në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa vlerëson se dhimbja e familjes rëndohet më tej për shkak të ndarjes së tij nga jeta në një kohë kur Hashim Thaçi ndodhet në Hagë.

“Ndajmë dhimbjen me familjen Thaçi në këto momente të vështira dhe lutemi që i ndjeri të prehet në paqe,” thuhet në mesazhin e ngushëllimit nga OVL e UÇK-së. /Kosova.info/


Go to TOP