Osmani uron Ditën e Kuvajtit: Mezi presim të ndërtojmë marrëdhëniet tona

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar princin dhe popullin e Kuvajtit në Ditën Kombëtare të këtij vendi.

“Urime, H.H. Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe popullit kuvajtian me rastin e Ditës Kombëtare të vendit tuaj”, ka shkruar ajo në X.

Tutje Osmani ka uruar që kombi kuvajtian të vazhdojë përparimin në vitet e ardhshme.

“Ne mezi presim të ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera”, ka shkruar presidentja e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP