Osmani takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Gjeneralmajor Barduani ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile.

Ai ka nënvizuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.

“Komandanti i KFOR-it vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë të KFOR-it me BE-në në terren, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP