Osmani takon deputetët e CDU-së në Munih: Bashkëpunimi me Gjermaninë, prioritet kyç

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.

Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. /Kosova.info/


Go to TOP