Osmani takon António Costa në Munih: BE-ja duhet të njohë progresin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Munih. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit. /Kosova.info/


Go to TOP