Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në New York
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në New York, ku ka premtuar mbështetje për ta, duke thënë se janë shtylla e së ardhmes.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në X, se kishte një pasdite frymëzuese me studentët e mrekullueshëm, siç i ka quajtur ajo, të shoqërisë shqiptare në Columbia.
“Studentët tanë janë shtylla e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë sepse kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”, ka shkruar presidentja. /Kosova.info/
Inspiring afternoon with the brilliant students of the Albanian @Columbia society.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2023
Our students are the backbone of our future. We'll continue to ensure that every single one of them has the opportunity to shine & give back.
Because when our young minds thrive, Kosovo thrives. pic.twitter.com/5RKBDpLJAz
