Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez, Ryuta Mizuuchi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.

Në takim më ambasadorin Mizuuchi, Osmani theksoi se Japonia është një aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës, ku njëheresh edhe falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme.

Osmsani vlerësoi kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim.

Në takim po ashtu u diskutua për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.

Osmani theksoi se ka potencial të madh për investime të mëtejshme të investitorëve japonez në fusha si teknologjitë e rinovueshme, turizmi malor, infrastrukturë, arsim, teknologji informative dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Osmani potencoi se Japonia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës, ndërsa me ambasadorin Mizuuchi u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Go to TOP