Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e vrasjes. Me këtë rast presidentja kërkon që të vendoset drejtësia në rastin e vrasjes së heroit Rraci.

“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale. Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë. Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP