Osmani për ‘Sunny Hill’: Rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ishte mbrëmë aty, bashkë me bashkëshortin e vajzat kur Dua Lipa , këngëtarja me famë botërore ndriçoi skenën e “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Presidentja, e cila dy ditë më parë, me dekret presidencial, ia dha yllit botëror shtetësinë e Republikës së Kosovës, festivalin “Sunny Hill” të themeluar nga Dua Lipa, e ka quajtur rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.

“Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale. Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha. Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të “Sunny Hill” që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP