Osmani: Në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionit, nuk ka kompromis në asnjë pjesë të vendit e as në Veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se e konsideron të nevojshme të diskutohet për procesin e Vettingut, me rendin dhe ligjin në vendin tonë duke përfshirë veriun dhe tek çështja e procesit zgjedhor.

“Sa i përket Vettingut, Komisioni Evropian konstaton se paraqitet një burim shqetësimi serioz, si Presidente nuk pajtohem fare me këtë, në fakt mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi i Vettingut nuk i nevojitet askujt në institucionet në Kosovë e as të ardhmes sonë në rrugën drejt BE-SË.Mekanizmat ekzistues… e vërteta është se nëpërmjet këtyre mekanizmave nuk është arritur as rritja e profesionalizmit, integritetit dhe vlerësimit qytetarët në institucionet e drejtësisë. Për këto BE vetë ka kërkuar për vite të tëra, prandaj Vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm, por është edhe i domosdoshëm.Dhe kontrollit të pasurisë, ky proces do të jetë mekanizëm për të nxjerrë në pah gjyqtarët, prokurorët e të tjerët që kanë integritet profesionistë. Vettingu do të zhvillohet nga praktikat më të mira nga shtete që e kanë trajtuar atë. Kjo do të duhej të shihej si përpjekja kryesore e sistemit tonë të drejtësisë për të siguruar pavarësinë e këtij sistemi, nga ndërhyrjet qoftë të politikës, qoftë të natyrave të tjera”, deklaroi Osmani.

Tutje ajo tha se si presidente e vendit është që ky proces të vazhdojë, por edhe të jetë një domosdoshmëri.

“ Inkurajojë të gjitha institucionet përgjegjëse që të vazhdojnë të bëjnë këtë punë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Do të vazhdojë të aplikojë standardet më të larta, përfshirë edhe ato në sistemin e drejtësisë.Nga parimi i zbatimit dhe integritetit e profesionalizmit. Tema e dytë është gjendja në komunat tona veriore sa i përket sundimit të ligjit. Komisioni evropian ka konfirmuar se në veri të vendit situata është sfiduese sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së shprehjes dhe kjo situatë paraqet sfidë për agjencitë dhe kërkohet nga Kosova dhe institucionet e saja që të merren masa shtesë për të luftuar pikë kalimet kufitare dhe aktiviteti e lidhura përfshirë korrupsionin me kufirin e Serbisë.Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së ti qëndrojnë besnik këtyre deklaratave në mënyrë që sa herë që institucionet luftojnë krimin, korrupsionit, kontrabandën në çdo cep të vendit përfshirë veriun. Të kemi përkrahjen e jo kundërshtimin e tyre”, tha presidentja Osmani.

“Në luftë më krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk ka kompromis në asnjë pjesë të vendit tonë. Kjo është dëshmuar dhe këtë qëndrim e kemi të paluhatshëm. Meqë këto janë konstatime të BE-së presim nga ta përkrahje të plotë në drejtim të veprimeve të institucioneve tona, sa i përket sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun.Shpresoj që zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme të pabazuara e që mund të rrisin tensionet në përpjekjet tona për luftimin e krimit të organizuar.Mirëpres deklaratën e sotme, të SHBA-së dhe BE-së ku deklarohen se presin dhe mbështesin angazhimin e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe shpresoj që kjo përkrahje që ishte prezent të vazhdojë”, shtoi ajo.

Go to TOP