Kosova.info

Osmani nderon ushtarët bullgarë me Medalje Presidenciale, asaj i jepet “Çelësi i Sofjes”

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në shenjë nderimi i është dhuruar “Çelësi i Sofjes” nga prefektja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova.

“Çelësi hap dyer. Kjo vizitë zyrtare në Bullgari ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve e kryeqyteteve si dhe qytetarët tanë do t`i ofrojë më shumë ndër vete në funksion të dobisë reciproke”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Por, as presidentja Osmani nuk shkoi pa dhuratë pasi ka dekoruar Forcat e Armatosura bullgare me “Medaljen Ushtarake Presidenciale” për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR-it në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Osmani theksoi se aktualisht në kuadër të KFOR-it, në Kosovë akoma shërbejnë ushtarët bullgarë, teksa nga viti 1999, janë 1600 ushtarë bullgarë, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Teksa ka folur për pasojat e luftës në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s, Osmani ka theksuar se Bullgaria qysh në atë kohë ishte në anën e Kosovës.

“Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s në vitin 1999, megjithatë mori vendime të vështira por të drejta për të siguruar që ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë të ishte e suksesshme në ndalimin e krimeve monstruoze nga forcat gjenocidale të Millosheviqit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Po ashtu në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”, Presidentja Osmani u nderua me mirënjohje, e më pas para diplomatëve, stafit akademik dhe studentëve foli për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.

Kurse Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme dhe e të gjuhëve indo-evropiane dhe Ballkanike i ka dhuruar mirënjohje për studimin dhe kultivimin e mëtejmë të gjuhës shqipe në kuadër të Departamentit të Ballkanistikës.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort