Osmani kujton Agim Ramadanin: Vepra e tij, betim i përjetshëm për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin e kombit Agim Ramadani në 27-vjetorin e rënies së tij duke theksuar rolin dhe sakrificën e tij në luftën për liri.
Osmani rikujtoi se më 11 prill 1999, gjatë Beteja e Koshares, Ramadani u shndërrua në simbol të qëndresës dhe krenarisë kombëtare duke lënë pas një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë brezat.
“Vepra e tij u shndërrua në betim lirie”, theksoi Osmani duke shtuar se kujtimi për të dhe për të gjithë dëshmorët mbetet i përjetshëm.
Ajo përfundoi mesazhin me nderime të larta për të rënët duke deklaruar: “Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve të lirisë!”. /Kosova.info/
Prev Post
Bournemouth shokon Arsenalin
