Osmani: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë edhe përmes FSK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Turqinë përmes FSK-së pas goditjes nga tërmeti në orët e hershme të mëngjesit.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura ndërsa u ka uruar shërim të gjithë të lënduarve.
Mbi 500 persona raportohet se kanë vdekur nga një tërmet me magnitudë 7.8 që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.
Edhe Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetjet për Turqinë. Mbështetje ka dhënë edhe BE e SHBA
