Osmani: Fillimi i vitit të ri shkollor, dita e rindërtimit të ëndrrave dhe të përkushtimit në arsim

Presidentja Voja Osmani ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke e përshkruar këtë ditë si të veçantë jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit dhe mësuesit.

Ajo vlerësoi se atmosfera e ngrohtë dhe energjia që mbizotëron në oborret e shkollave përkujton rëndësinë e shkollës si vendi ku formësohen ëndrrat, zhvillohen talentet dhe ndërtohen themelet e së ardhmes.

Osmani theksoi se suksesi në arsim kërkon përkushtim të përbashkët për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ajo inkurajoi nxënësit të shfrytëzojnë mundësitë dhe ëndrrat e reja, ndërsa mësuesve u kërkoi të vazhdojnë të frymëzojnë me pasion dhe përkushtim.

Presidentja uroi që ky vit të jetë i mbushur me suksese dhe mësime të vlefshme për të gjithë. /Kosova.info/


Go to TOP