Osmani: Epopeja e UÇK-së, një testament i përjetshëm i popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ”Epopenë e UÇK-së” dhe 27 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo epope është një testament i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë.
“Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook. /Kosova.info/
