Osmani e Lajçaku diskutojnë për zgjedhjet në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur së është takuar me presidenten Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar për Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel.

Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia në margjina të Forumit Diplomatik. Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai në X.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb. /Kosova.info/

Go to TOP