Freiburg dhe Bayern Munich ndajnë pikët

Me barazim është mbyllur ndeshja Freiburg – Bayern Munich e cila sjellë tension dhe emocione të mëdha për tifozët e të dy ekipeve.

Rezultati përfundimtar i takimit në “Europa-Park Stadion” në kuadër të Javës së 24-tërt të Bundesligës ka qenë 2-2. 

Gunter ka gjetur epërsinë për vendasit në minutën e 12-të, duke zgjuar zërin e tifozëve të Freiburgut. Por reagimi i Bayernit nuk ka vonuar, duke barazuar rezultatin me Tel në minutën e 35-të. Në minutën e 67-të, Musiala ka kaluar Bayernin në epërsi.

Megjithatë, Freiburg nuk ka lejuar të mposhtet, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 87-të me Holer.

Në tabelën e Bundesligës të kryesuar nga Bayer Leverkusen, Bayern Munich gjendet në pozitën e dytë, ndërsa Freiburg në pozitën e nëntë.

Go to TOP