Osmani-Baffa: Identiteti kulturor arbëresh, pjesë e çmueshme shqiptare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit Damiano Baffa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa.

Siç njoftojnë nga Presidenca, Osmani ka theksuar se identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin Italian”, thuhet në komunikatë.

Me kryetarin Baffa u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe i asaj të Kosovës në komunat arbëreshe, por edhe ruajtjes së trashëgimisë si dhe shkëmbimeve kulturore të dyanshme. /Kosova.info/


Go to TOP