OSBE nesër publikon një raport që tregon se si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykata

Misioni i OSBE-së nesër do të publikojë një raport se si gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin.

Raporti, pjesë e një programi më të gjerë të monitorimit të gjyqeve të OSBE-së në rajon, analizon 52 raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) të monitoruara nga Misioni midis viteve 2021 dhe 2024.

I ndërmarrë me mbështetjen financiare të BE-së, raporti bën rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë aktivitet do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, Zëvendëskryeprokurori Agron Qalaj, për të vijuar me prezantimin e gjetjeve dhe një sesion me pyetje dhe përgjigje.

OSBE ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje nesër, 5 qershor 2024, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Ky projekt i zbatuar nga operacionet në terren të OSBE-së në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe që nga korriku i këtij viti, po ashtu në Beograd, do të vazhdojë deri në dhjetor 2026, kur do të publikohet raporti përfundimtar.

Go to TOP