OSBE: Liria e medias, gurëthemeli i një shoqërie

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me publikimin e lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna” në RTK.

Sipas OSBE-së, liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gur themeli i një shoqërie demokratike.

“Liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gur themeli i një shoqërie demokratike. Ne lavdërojmë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës për vendimin e tyre të shpejtë për të shqyrtuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, për të adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editoriale. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse. Ruajtja e një dialogu të qetë dhe konstruktiv është thelbësor”, thuhet në reagimin e OSBE-së. /Kosova.info/


Go to TOP