Osaj: Ndërmarrja Kuzhina po bëhet partner në zhvillim, ajo nuk do jetë barrë!

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Kuzhina Qendrore” sh.a. Asdren Osaj, ka pasqyruar në mënyrë të detajizuar punën e këtij institucioni në 4 muajt e parë të udhëheqjes së tij.

Osaj, ka theksuar se në 4 muaj kanë arritur që ndërmarrjen nga një gjendje jo solvente ta kthejnë në një gjendje të qëndrueshme financiare, duke krijuar kështu stabilitet si në pagën bazë po ashtu edhe në shtesën e përvojës së punës.

Tutje Kryeshefi i Kuzhinës Qendrore theksoj se ndërmarrja me shërbimet e saja ka arritur të dal edhe në tregun privat, ku po dërgohen shujta varësisht nga porositë që bëhen.

Krejt në fund z. Osaj theksoj se ky institucion kurrsesi nuk do të jetë barrë, por do jetë një partner në zhvillim, dhe se për këtë gjë falënderoj të gjithë ata që vazhdimisht po kontribuojnë në zhvillimin e Ndërmarrjes Publike Lokale Kuzhina Qendrore.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të z. Osaj bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. /Kosova.info/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5732242623471203&id=100000565664976
Go to TOP