Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë, policia jep detaje
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi qe ishte lënduar në vendin e punës.
I njëjti deri sa kishte qenë duke punuar në një firmë kishte lënduar këmbën.
Pas ndihmës mjekësore,i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.
