Orkestra e Filarmonisë me koncert, për të parën herë luhet vepra e Nolit

Filarmonia e Kosovës ka njoftuar për koncertin e dytë të Orkestrës brenda muajit, e cila do të ketë program me vepra kryesisht vendore.

Për herë të parë nga ky institucion muzikor do të luhet një nga kompozimet e Fan Nolit, “Rapsodi Shqiptare”.

“Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e ‘Koncert për Piano’ nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku”, thuhet në njoftim.

Mbrëmja do të dirigjohet nga Maayan Franco i cili rikthehet për të tretën herë për të drejtuar Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës. Ndërkaq vepra e fundit do të jetë Simfonia e parë e Johannes Brahmsit. /Kosova.info/

Filarmonia e Kosovës ka njoftuar për koncertin e dytë të Orkestrës brenda muajit, e cila do të ketë program me vepra kryesisht vendore. Për herë të parë nga ky institucion muzikor do të luhet një nga kompozimet e Fan Nolit, “Rapsodi Shqiptare”. “Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e ‘Koncert për Piano’ nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku”, thuhet në njoftim. Mbrëmja do të dirigjohet nga Maayan Franco i cili rikthehet për të tretën herë për të drejtuar Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës. Ndërkaq vepra e fundit do të jetë Simfonia e parë e Johannes Brahmsit.
Go to TOP