Në të gjitha shitoret në veri të vendit mund të blesh me euro

Ndonëse çështja e dinarit është bërë temë e ditëve të fundit, në të gjitha komunat me shumicë serbe në veri të vendit përdoret edhe euroja.

Në të gjitha lokalet në veri të vendit qofshin ato markete, barnatore, kioska apo edhe shitore të tjera mund të blesh me euro.

Gjatë ditës ekipi i RTK-së ishte atje. Në njërën nga kioskat blerja u krye me euro, shitësi po ashtu e ktheu kusurin në euro.

Siç ka raportuar ekipi i RTK-së nga terreni, edhe në një nga marketet në veri, blerjen ata e kanë kryer në euro.

Go to TOP