Organizohet manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” më 5, 6 dhe 7 Mars

Në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizon manifestimin gjithëpopullor.

Njoftimin për medie e ka bërë zyra e informimit e Ministrisë së Mbrojtjes, ku thuhet se manifestimi qendror mbahet të dielën në mesditë.

“Manifestimi qendror do të mbahet të dielën, më 5 Mars, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të jetë parakalimi i Kuadrateve Ushtarake të FSK-së.

Në manifestim do të jenë të pranishëm liderët shtetërorë, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të MM-së dhe FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Go to TOP