Safet Gërxhaliu: Ndërpritet furnizimi me energji elektrike prej 74.6 Euro për kwh për të blerë me çmimim të importuar mbi 500 euro!

Hidrocentrali “Hidroline” në Selac të Mitrovices eshtë kompania e parë vendore në sektorin e prodhimit të energjis elektrike bazuar në burimet e ujit e cila investoi në hidrocentrale të cilat u inaguruan në vitin 2016, me obligime kreditore deri ne vitin 2026. Kompania në fjalë ka investuar mbi 13 milionë euro për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet 7 kgh të kontraktuar nga shteti i Kosovës dhe kredia e marrë për këtë projekt strategjik është deri në vitin 2026.

Kontrata është me çmim fiks 76.4 dhe nuk ka të drejt të ndryshimit të çmimit pa marrë parasyshë çmimet në berza ndërkombëtare edhe në keto kohë të krizës!

Çuditërisht para sa ditë i ndërpritet aktiviteti prodhues nga menaxhmenti i “Trepçes” për të importuar energji elektrike me çmim mbi 500 euro per kwh dhe ata si duket e din nga cili importues!

Sot kur Evropa ballafaqohet me krizë energjetike e në Kosovë të eksperimentohet në ketë mënyrë e dëshmon më së miri mungesën e sundimit të rendit dhe ligjit por edhe anarkinë që e ka kapluar vendin tonë!.

Kujt po i konvenon ky refuzim dhe bllokim i prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë bazuar në resurse dhe kapacitetet vendore!

A eshtë kaq i fuqishëm dhe mbi shtetin lobi i furnizimit me energji elektrike!

Veproni për shtetë dhe për qytetarë e jo vetëm për parti dhe interesa të grupeve të caktuara!

Kushë jep llogari për deshtimin e Parkut me energji me erë në majet e Çiçavicës, Gumnishtës, problemet e kompanisë Kellak, Hitachi – MitsHubishi e projekte tjera të bllokuara e dështuara!

Ata po gjejnë vend për investime në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe në Kosovë!

Go to TOP