Opozita në Serbi, kritikon Vuçiqin: Asgjë nuk zgjidhet me ushtri

Lidhur me situatën në veri të Kosovës, opozita në Serbi ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, por në anën tjetër ka kritikuar edhe veprime e presidentit serb, Akleksandar Vuciq, duke i vlerësuar si të papërshtatshme, ngase, sipas tyre asgjë nuk zgjidhet me ushtri.

Opozita, por edhe analistë e ekspertë të fushës përkatëse theksojnë se të dyja palët kanë humbur kapacitetin për të zgjidhur çështjet e hapura.

“Kjo situatë erdhi, ngase nuk ka dialog, nuk po shihet rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk po duket ende nëse do të realizohet ndonjë gjë që është nënshkruar më herët në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe në Bruksel”, njoftoi gazetarja e RTK-së në Beograd, Anamari Repiq, derisa shtoi se tensionet janë rritur sepse nuk ka rezultate nga nënshkrimi i marrëveshjeve të mëparshme.

Tubimi në Beograd i organizuar nga partia e Vuçiqit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçuiq, ka organizuar tubim popullor me serbët në Beograd, ku në atë tubim kanë ardhur edhe serbë nga Kosova.

Qëllimi i këtij tubimi ishte mbështetja popullore për Aleksandar Vuçiqin. Por ky tubim është organizuar pas disa protestave nga opozita dhe disa vrasjeve të kryera më herët.

Vuçiq edhe në këtë tubim shfrytëzoi situatën në veri të Kosovës për të fituar mbështetjen e popullit serb.

Në këtë tubim ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga Partia Progresive Serbe, por që beri të ditur se do të jetë aktiv në politikë, përmes krijimi të një partie politike të re, derisa bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, duke paralajmëruar zgjedhje të reja, që opozita e kundërshton këtë ide, duke konsideruar se ato nuk do te jenë fer e demokratike.

Opozita kërkon dorëheqjen e disa ministrave, më konkretisht atij të Brendshëm.

Situata në Serbi është e tensionuar, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të situatës në Serbi, njofton gazetarja e RTK-së në Beograd Anamari Repiq

Go to TOP