Oliveira mposht Poirierin dhe mbron me sukses titullin në UFC 269

Charles Oliveira është ende kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e lehta të UFC-së pasi mposhti Dustin Poirier në meçin e vlefshëm për UFC 269.

Luftëtari brazilian vazhdon të shkruaj histori në UFC, pasi bëhet luftëtari me më shumë paraqitje në këtë garë.

Në meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegas, Oliveira bëri që Poirier ta dorëzoj meçin pas disa goditjeve dhe në fund shtrëngimit masiv në fyt.

Raundi i parë ishte shumë aktiv me të dy luftëtarët që sulmonin dhe dhuronin goditje njëra pas tjetrës në tentim për ta rrezuar kundërshtarin.

Oliveira e lëndoi Poirierin me disa goditje me gjunjë në trup, por ai ishte i vetmi që u rrëzua pas një të djathte të fortë nga amerikani.

Braziliani i dha fund ritmit të shpejtë në raundin e dytë kur e solli luftën në tokë, pasi u ngjit në majë të Porierit dhe filloi ta godiste me bërryla në kokë dhe gjuajtje në trup.

Fatalja erdhi në fillim të raundit të tretë me brazilianin që u ngjit në shpinën e Poirierit dhe e detyroi atë ta dorëzoj meçin pas një shtrëngimi shumë të madh në fyt.

Me këtë fitore, braziliani Oliveira arrin ta mbroj titullin e tij në peshat e lehta në UFC. 

Go to TOP