“Oh ZOT”, kënga më e re e Gjestit, kësaj radhe me tematikë sociale

Këngëtari i njohur Gjesti ka publikuar një tjetër projekt muzikor.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht, ai këtë herë vjen dukshëm më emocional në një këngë që trajton tematikë sociale.

Teksti i projektit flet për një fëmijëri të vështirë e me plot sprova.

“Oh Zot” titullohet ky projekt i cili menjëherë me t’u publikuar ka marrë vëmendje shumë të madhe në rrjet duke emocionuar të gjithë që e kanë dëgjuar këtë këngë.

Larg këngëve për vajza e jetë të shtrenjtë, ky projekt është një “këndellje” ndaj humbjes në luksin e tepruar, në kohë kur shumëkush vuan ende për bukën e gojës.

Go to TOP