Rama viziton ekspozitën “Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vizituar ekspozitën “Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it”.

Ai është shprehur se kjo ekspozitë ngërthen në vete disa nga momentet më të bukura të shkrepura nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë kohës së tyre në detyrë.

Ai gjithashtu u propozoi qytetarëve që vizitën në këtë ekspozitë ta bajnë pas orëve të mbrëmjes, kjo për shkak të ngjyrave që ka ekspozita.

“Për një përvojë edhe më të bukur, ju sygjeroj ta vizitoni pas orëve të mbrëmjes, për të pasë mundësi të përjetoni emocionet dhe ngjyrat vibrante që kjo ekspozitë ofron. Falënderoj KFOR-in për realizimin e kësaj ekspozite krahas kontributit të vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kjo ekspozitë është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 15 tetor 2022, tek Parku Memorial “Heroinat”. /Kosova.info/

Go to TOP