OEK: Produktet e markës Coca-Cola në Kosovë janë të sigurta dhe pa prezencë të metaleve

Oda Ekonomike e Kosovës njofton publikun dhe konsumatorët kosovarë se produktet e markës Coca-Cola të pranishme në tregun tonë janë plotësisht të sigurta dhe nuk përmbajnë metale apo ndonjë substancë të dëmshme. Kjo siguri konfirmohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila ka ndjekur zhvillimet e fundit me përpikëri dhe ka garantuar se Kosova nuk është e prekur nga asnjë incident lidhur me këto produkte. 

Oda Ekonomike e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë sigurisë së produkteve të anëtarëve tanë, si dhe jemi të angazhuar të garantojmë që çdo produkt i cili gjendet në tregun kosovar, përmbush standardet më të larta ndërkombëtare. Falënderojmë AUV-në për reagimin e shpejtë dhe përkushtimin për mbrojtjen e konsumatorëve tanë. 

OEK inkurajon konsumatorët që të vazhdojnë të konsumojnë produktet e tyre të preferuara me besim të plotë dhe mbetët e angazhuar për bashkëpunimin me autoritetet për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vend. /Kosova.info/

Go to TOP