Obrajan: Reforma në drejtësi, thelbësore për integrimin
Kreu i SPAK, Altin Dumani, është takuar me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Obrajan dhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Obrajan ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me reformën në drejtësi, që, sipas tij, është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“I kënaqur që u takova me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar
ShBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ai.
