Obiliqi nderon mërgatën me zemër
Komuna e Obiliqit ka organizuar pritje madhështore për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, e të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.
Kjo komunë ka organizuar një panair me ushqime dhe produkte të ndryshme tradicionale, si dhe një koncert, në të cilën përformuan artistë të njohur të estradës tonë, por nuk munguan as vallet popullore nga tradita jonë.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, vlerësoi rolin e nënave që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta, duke theksuar se përmes punimeve dore dhe ushqimeve tradicionale, ato po japin kontribut të çmuar në komunitet.
Ai uroi mirëseardhje për diasporën dhe ftoi të gjithë që të mbështesin këtë nismë humane.
Gashi: Nënat kanë ofruar vetveten në shërbim të gjithë fëmijëve që kanë nevojë
“Këto janë kryesisht nëna të cilat merren me trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në kuadër të cilin merren edhe punime dore e sot e kemi përzgjedhur si ditë që të kemi panairin dhe diasporën në mbrëmje sot dhe nesër, dhe njësisht janë edhe me produkte të cilat i kanë prodhuar këto nëna, këto zonja gjithashtu ky këndi këtu me ushqime tradicionalë… Është shumë e rëndësishme sepse këto kanë ofruar vetveten në shërbim të gjithë atyre fëmijëve që kanë nevoja dhe i lus gjithë ata që kanë mundësi t’i mbështesin këto nëna motra tona me qellim që të kemi mundësi të mëdha“, tha ai.
Xhemile Krasniqi e cila mori pjesë në këtë panair duke prezantuar ushqime tradicionale, tha se
Krasniqi: Paratë nga shitja në panair shkojnë për fëmijët me nevoja të veçant
”Sot këtu ka edhe flija gatime të ndryshme punime dore që është edhe grupi më andej, është shoqata dëgjo zërin tim dhe ata e kanë një shoqatë humanitare me fëmijët me nevoja të veçanta e kanë parasysh kushdo që ndihmon dhe ato para shkojnë për fëmijët me nevoja të veçanta”, tha ajo.
Xhevahire Preniqi, themeluese e panairit humanitar “Dëgjo Zërin Tim”, rrëfen me emocion pse nisi këtë nismë.
Preniqi: Nënat të kenë mbështetjen e të gjithëve
“Nënat janë ndjerë më mirë për atë arsye unë e kam hapur, për emocion dhe ekonomikisht që nënat të kenë ndihmë nga komunitetet, nga bizneset që t’u ofrojnë shërbime për fëmijët për shkak që institucionet nuk janë të gatshme financiarisht, nuk kanë mundësi t’u ofrojnë terapiste, asistente tjera, sepse unë jam vetë nënë për atë arsye…. Komuna është duke na ofruar mbështetje për atë arsye kemi dal në këtë aktivitet sot do të njoftohem edhe me diasporën dhe të shohim sa po mundemi të kryejmë punë”, tha ajo.
Organizimet në këtë komunë vazhduan me një koncert artistik dedikuar bashkatdhetarëve, i cili do të vazhdojë edhe nesër.
Kryetari i komunës, Xhafer Gashi tha se në nderim të mërgatës komuna ka organizuar këtë manifestim që do të vazhdojë edhe nesër.
Gashi: Koncerti në shenjë respekti për atë çka bëjnë bashkatdhetarët për atdheun
“Në shenjë respekti dhe mirëkuptimi që ju jeni duke e bërë për atdheun, familjet, zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha proceset që po ndodhin në komunë. Është nder i veçantë që në emër të institucionit komunal t’i falënderojë të gjithë bashkatdhetarët për prezencën”, tha ai, duke shtuar se komuna i ka mirëpritur me zemër dhe çdoherë do të qëndrojnë kështu.
Koncerti artistik “Me zemër për ju”, vazhdoi me këngë të bukura nga artistë të mirënjohur të estradës sonë dhe valle popullore nga tradita jonë.
Koncerti vazhdon edhe nesër në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, në Obiliq duke nis nga ora 19:00.
