Spahiu: Presidentja dëmtoi Gjykatën Kushtetuese – i mungon e kaluara patriotike

Profesori i shkencave poltike, Nexhmedin Spahiu ka reaguar ashpër ndaj Presidentes së Kosovës duke e akuzuar se me veprimet e saj ka dëmtuar edhe institucionin e vetëm funksional përveç Presidencës -Gjykatën Kushtetuese.

Spahiu thekson se tash, me vetëm 6 nga 9 anëtarë funksionalë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, çka sipas tij e çon vendin në një krizë të thellë institucionale.

Ai kritikon mungesën e një të kaluare të dëshmuar patriotike te presidentja, si në aspektin personal, ashtu edhe familjar. “Egoja personale për të është më e rëndësishme se Kosova,” shkruan ai, duke shtuar se një president duhet të jetë garanti i fundit i stabilitetit shtetëror, sidomos kur të gjitha institucionet e tjera dështojnë.

Spahiu vë në dyshim qëndrimin e vonuar të Presidentes, duke pyetur pse nuk i ka ngritur më herët të njëjtat çështje, nëse vërtet i kishte shqetësim. Sipas tij, kjo është dëshmi e mungesës së patriotizmit dhe përgjegjësisë shtetërore. /Kosova.info/


Go to TOP