Nxënësit e Prishtinës shkruajnë ese për heronjtë në Bibliotekën Kombëtare
“Shkruaj për heronjtë” ishte aktiviteti i sotëm me nxënës të shkollave fillore të komunës së Prishtinës, që u organizua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në nderim dhe vlerësim të Epopesë së UÇK-së.
Sipas njoftimit të BKK-së, dhjetëra nxënës, në praninë e drejtoreshës së përgjithshme të Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha dhe të u.d. të Arsimimit Bibliotekar, Venera Nitaj, zhvilluan punëtorinë për shkrimin e eseve për heronjtë e Kosovës.
Punimet e nxënësve po sot u ekspozuan në hollin e Bibliotekës dhe vizitorët mund t’i shohin dhe lexojnë shkrimet kreative të tyre për një javë rresht. /Kosova.info/
