Nxënësit e dalluar të ShFMU “Pavarësia” nderohen me mirënjohje për suksesin dhe përkushtimin e tyre
ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë ka nderuar nxënësit e dalluar me mirënjohje, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, suksesin dhe angazhimin e treguar gjatë vitit shkollor.
Përmes rezultateve të shkëlqyera dhe sjelljes së tyre shembullore, këta nxënës kanë dëshmuar se puna, disiplina dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit. Ata janë bërë krenari për shkollën, familjet e tyre dhe frymëzim për bashkëmoshatarët.
Megjithatë, drejtuesit e shkollës theksuan se vlerësim meritojnë edhe të gjithë nxënësit e tjerë, të cilët gjatë vitit shkollor kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, kanë tejkaluar sfida dhe kanë punuar për të zgjeruar dijet e tyre.
“Çdo hap drejt dijes ka vlerën e vet dhe meriton duartrokitje”, thuhet në mesazhin e shkollës duke inkurajuar të gjithë nxënësit që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me përkushtim dhe besim në aftësitë e tyre.
ShFMU “Pavarësia” uroi të gjithë nxënësit për përfundimin e vitit shkollor dhe u dëshiroi suksese të mëtejshme në rrugën e dijes dhe zhvillimit personal. /Kosova.info/
