Nurellari: Situata në veri të Kosovës është delikate, Kurti në Vjenë

Adri Nurellari, anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se situata në veri të Kosovës është shumë delikate dhe e tensionuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në një kohë të tillë, kur të gjithë partnerët ndërkombëtar udhëtojnë drejt Kosovës, kreu i qeverisë Albin Kurti udhëton drejt Vjenës.
“Situata në Kosovë është shumë delikate, janë lënduar policë, vihet në pikëpyetje të sovranitetit. Në këtë situatë të gjithë kërkojnë të vijnë në Kosovë, ndërsa Kurti si kryeministër i papërgjegjshëm që është shkon në Vjenë. Kjo është papërgjegjshmëri”- tha ai.

Më tej ai theksoi se situata në Kosovë mund të shmangej nëse do të luhej ndryshe me politikat.

“Situata në Kosovë mund të shmangej. Që kjo situate që të paraprihej duhej të ishte shtyrë çështja e targave që është një çështje periferike teknike. Kurti është treguar kryeneç dhe ka refuzuar këshillat e Amerikës dhe partnerëve të tjerë. Gafa e parë që bëri ishte se çështjet e brendshme të vendit e diskutoi në Bruksel.

Kurti mendon se në këtë mënyrë do të evitojë dialogun. Tashmë po duket se është Kosova ajo që sjellë telashe për dialogun. Kurti i ka dhënë Vuçiç një hapësirë të re për të negociuar dhe për më tepër ka vënë në pikëpyetje ligjin dhe sovranitetin e Kosovës në veri. Situata ka qenë shumë e vështirë”- theksoi Nurellari.

Go to TOP