Stadiumi 974 çmontohet nga Qeveria e Katarit – ende nuk dihet se në cilin shtet do të shkojë

Ai u shndërrua në një simbol të qëndrueshmërisë që mund të merret në konsideratë për të tilla ngjarje në shekullin 21

Ashtu siç u ndërtua në kohë rekorde, të enjten, puna historike për ta çmontuar stadiumin 974, një punë ikonike e bërë për Botërorin Katari 2022, për shkak të faktit se ky është stadiumi i parë në Botë i cili mund të çmontohet dhe të vendoset diku tjetër për ngjarje sportive.

Çfarë e bënë special stadiumin 974?

Është një stadium që ka përmbajtje të rëndësishme ikonike: emri i referohet kodit të thirrjeve të Katarit dhe përmban numrin e njëjtë të kontejnerëve të çelikut, si njohje e tregtisë detare në këtë vend, i cili është një pikë e rëndësishme e tregtisë mes Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë dhe prezanton të kaluarën detare të Katarit.

Por, ai është edhe simbol i qëndrueshmërisë që për këto ngjarje vendet tjera duhet ta marrin në konsideratë në shekullin e 21-të, në mënyrë që të krijohen stadiume në harmoni me ambientin.

Për shembull, aparati i tij ftohës kishte një sistem inovativ të ftohjeje të krijuar për të rishpërndarë erën në Gjirin Persik, rreth 10 km në lindje nga qendra e Dohas.

Një stadium historik në Katari 2022

Ndeshja e parë që u luajt në këtë stadium ishte ajo mes Meksikës dhe Polonisë më 22 nëntor dhe ai kishte një kapacitet prej 44 089 ulëse. Megjithatë, ndërtimi i tij konsiderohet së ishte shumë i ulët, për shkak të faktit të materiale të përdorur që ishin të ricikluara. Kostoja e tij “mezi” kalojë 200 milionë dollarë. Derisa vendi do të përdoret për ndërtimin e një kompanie nafte që tashmë do të ndërtohet në këtë hartë që gjendet afër autostradës Ras Abu Abboud.

Go to TOP