Nuk është dukur kurrë më magjike se kaq, Dua Lipa shkëlqen pranë Elton John 

Këngëtarja Shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në koncertin e fundit të këngëtarit të madh, Sir Elton John.

Koncerti i zhvilluar “Dodger Stadium” të Los Angeles, mblodhi një audiencë gjigante para legjendës së muzikës.

Dyshja interpretuan për publikun bashkëpunimin e tyre “Cold Heart”, këngë e cila e riktheu pas shumë vitesh Eltonin në krye të top listave britanike amerikane.

Madje kjo këngë i shpërbleu ata me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në American Music Awards 2022.

Artistja me origjinë nga Kosova është dukur tejet elegante dhe e veçantë me paraqitjen e saj në këtë koncert.

Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa nga imazhe, ku dukej më se e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi elegant me bisht të gjatë.

Ajo theksoi elegancën e saj femërore në këtë paraqitje, e cila i shumë komentua nga fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale.

“Mikut tim më magjik Elton John faleminderit që e mbajtët gjallë ëndrrën! Ishte një nder, një privilegj dhe një gëzim të ndaja skenën me ju mbrëmë në shfaqjen tuaj të fundit në Stadiumin Dodgers. Faleminderit për gjithçka, përgjithmonë dhe gjithmonë. Unë të dua”, shkroi mes të tjerash Dua.

Image
Go to TOP