Nuk e panë Messin, simpatizantët indianë reagojnë me zemërim
Tifozë të zemëruar që kishin marrë pjesë në turneun e Lionel Messit në Indi kanë shkulur ulëse dhe kanë hedhur gjësende drejt fushës, pas paraqitjes së futbollistit argjentinas në stadiumin “Salt Lake” të Kalkutës.
Kjo pasi mijëra simpatizantë që kanë n paguar deri në 12 mijë rupi (rreth 100 funte ose 133 dollarë) vetëm për ta parë nga afër futbollistin e njohur dhe në fund kanë mbetur të zhgënjyer.
Messi ka dalur vetëm për të ecur rreth fushës dhe ka qenë i rrethuar nga një numër i madh zyrtarësh dhe personash të njohur, duke qenë vështirë i dukshëm për publikun. Sulmuesi i Argjentinës dhe Inter Miamit është larguar nga stadiumi, pas rreth njëzet minutash, i shoqëruar nga sigurimi, dhe ky ka qenë momenti kurSipmatizantë një pjesë e tifozëve ka reaguar me zemërim.
Messi ndodhet në Indi në kuadër të “GOAT Tour”, një seri ngjarjesh promovuese që po mbahen në Kalkutë, Hyderabad, Mumbai dhe Nju Delhi.
