Ndeshje brilante po zhvillohen në Kampionatin e Kosovës U18, në Beach Volley

Tashmë ka filluar Kampionati i Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 18-vjeç në kuadër të Beach Volley, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës në “Holiday Resort”, ku po zhvillohen disa ndeshje fantastike.

Plot 34 ekipe po marrin pjesë, 20 te femrat dhe 14 te meshkujt, duke sjellë konkurrencë të jashtëzakonshme dhe ndeshje tejet kompetitive për të pranishmit.

26 ndeshje do të zhvillohen në konkurrencën e meshkujve, krahasuar me 38 te femrat, para finaleve të madhe që luhen të hënën.

Federata e Volejbollit të Kosovës po përkujdeset për mbarëvajtjen e këtij kampionati, derisa nga afër në vazhdimësi po i përcjellë të gjitha zhvillimet me shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP