Deputetja e AAK-së: Kurti kurrë më nuk do të jetë në pushtet

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë më kurrë në pushtet.
Ajo ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk po di të menaxhojë asnjë situatë në vend e veçanërisht atë me arsimin, duke thënë se kjo është arsyeja pse disa deputetë të pozitës po i dalin kundër.

“Kurti është duke e parë që nuk po mundet me menaxhu, po ashtu po e shohim që edhe disa deputetë të pozitës i kanë dalë kundër sepse po e shohin që nuk është në mënyrën e duhur duke vepru siç duhet dhe është duke e quar vendin në zgjedhje. Ne po e shohim që Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të jetë sërish në pushtet pas mandatit, por po e shohim që nuk është duke ditur të menaxhojë dhe nuk besoj që do të jetë më Kurti në pushtet, kurrë më”, ka deklaruar Bytyqi në Klan Kosova.

Kujtojmë se sot gjashtë deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për grevistët.

Go to TOP