Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kenia, Begaj: Vendim i mirëpritur
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet te pavarur e sovran nga Republika e Kenias.
Presidenti Begaj falënderoi homolugun e tij William Rutto per marrjen e këtij vendimi.
“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim William Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social X.
Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës. /Kosova.info/
Pleased that Kenya has recognized the state of Kosova today.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 26, 2025
I extend my gratitude to my friend @WilliamsRuto for this decision, warmly welcomed by all Albanians.
🇦🇱🇽🇰🇰🇪 pic.twitter.com/2HowBvggJe
