Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli

Tashmë u bënë gati 15 vite që ai merret me mundje,ai prezenton reprezentacionin e Maqedonis së Veriut dhe Klubin e Mundjes”Iliria-Shkup”.

Është kampion vite me radhë në gara të ndryshme,qofshin ato botërore dhe europiane. Në vitin 2018,ka bërë pjesë ndër 5 më të mirët në botërorin që është zhvilluar në Sllovaki,poashtu dhe në europianin e vitit 2019 që është zhvilluar në Serbi dhe atë të vitit 2022 në Bullgari,ai përsëri tregoi suksese të jashtëzakonshme duke u kualifikuar ndër 5,sportistët më të vlerësuar dhe të suksesshëm të kampionatit.

Dhe t’a mendosh që ende si ka mbush 24 vite dhe ka një karrierë goxha të suksesshme në Sportin e Mundjes.

Fati vejseli nuk ndalet me kaq,ai është duke u stërvit pa ndal,sepse po përgatitet maksimalisht për kampionatin e ardhshëm europian të mundjes,ku vlenë të cekët se është në kampin e Dagestanit të Rusis,ku aty zhvillojnë përgatitjet mundësat më të mirë të botës,pra intenzivisht do të zhvillojë stërvitjet aty.

Neve sna ngelet tjetër përpos t’i urojmë Fati Vejselit suksese pafund! Sukseset pêr të mos u ndalshin asnjëherë!

Go to TOP