Një këngëtare e suksesshme si Albulena

Albulena Ukaj një ndër zërat më të bukur që ka estrada, Ajo me të vërtet na mahnit me zërin e saj të mrekullueshëm.

Njihet për baladat dhe këngët e saj të suksesshme, ku nuk mundesh asnjërën ta ndash nga tjetra sepse secila ka një tematikë me shumë domethënie.

Ajo është shumë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme rinore, po ashtu mund të themi lirisht njëra ndër më të kërkuarat në dasmat shqiptare kudo ku ka shqiptarë.

Në bashkëbisedim me të kur e pyesim për projektet e radhës, ajo na thotë, momentalisht jam e angazhuar me dasma dhe ahengje të ndryshme, mirëpo edhe po punoj për projekte të ndryshme muzikore, të cilat për momentin nuk po i zbuloi sepse dua të jenë surprizë, mirëpo iu premtoj që do ketë gjëra të bukura dhe shpresoj që do iu pëlqejnë publikut të cilët më kanë përkrahur gjithmonë dhe u jam falënderuese shumë, po mundohem edhe un aq sa mundem te punoj për ta, në mënyrë që mos t’i zhgënjej asnjëherë.

E ne çfarë të themi tjetër?.. përpos që ti urojmë Albulenës shumë suksese dhe urojmë të ketë shëndetin, për të vazhduar me këngët e saj të jashtëzakonshme.

Go to TOP