Një i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një qytetar ka vdekur dhe 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në 24 orët e fundit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Raporti i plotë:

09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.

Go to TOP