Aksident në Lipjan, lëndohen tre këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten pas mesditës në rrugën “Avni Kelmendi” në Lipjan, ku janë lënduar tre këmbësorë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Go to TOP