Një grua sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, arrestohet e më pas lirohet

Një grua ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy policë në detyrë dje në Prshtinë.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR /Prishtinë 06.07.2022 – 15:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP