Një e vdekur dhe disa të lënduar nga fishekzjarrët e 4 korrikut në Miçigan
Festimet e 4 korrikut u prishën në dy qarqe të Miçiganit pasi një grua vdiq dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga dy shpërthime fishekzjarrësh.
Incidenti i parë ndodhi kur një fishekzjarr me sa duket gabimisht qëlloi anash mbi një turmë spektatorësh në Allegan gjatë festimeve të jubileut të martën mbrëma, shkruan independent.co.uk.
Një fëmijë u transportua në një spital dhe disa të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Rreth 30 minuta më vonë, një shpërthim fishekzjarri vrau një grua 43-vjeçare në Park Township, rreth 30 milje nga Qarku Allegan.
Nëntë individë pësuan lëndime nga të vogla deri në ato kritike dhe shtëpitë dhe automjetet aty pranë u dëmtuan gjithashtu gjatë shpërthimit, raportoi CBS News.
Autoritetet amerikane janë duke e hetuar rastin.
