Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Një ditë pas zjarrit në urgjencën “Nëna Tereza” në Tiranë, pranohen vetëm urgjencat e rënda

Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë nuk i është kthyer normalitetit.

Një ditë pas zjarrit që ra në dhomën teknike në  katin  -1 atje trajtohen vetëm pacientë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Të sëmurët që kërkojnë ndihmë në numrin e telefonit 127 të Urgjencës Kombëtare në raste aksidentesh dërgohen në Spitalin e Traumës, kur ankojnë probleme me tensionin apo zemrën tek “Shefqet Ndroqi” dhe kur i shqetësojnë ethet apo temperatura e lartë në Infektiv.

Ata që nuk kanë dijeni dhe paraqiten me makina private për të marrë shërbim në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” orientohen  sipas gjendjes së tyre shëndetësore. Në raste të rënda dërgohen drejt spitalit me autoambulancë.

Ky plan masash për menaxhimin e urgjencave mjekësore u vu në zbatim të dielën.

Nuk ka  ende një datë kur urgjenca e spitalit qendror të Tiranës do ti kthehet normalitetit.

Aparaturat sipas drejtorisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” po testohen ndërsa pacientëve nga rrethet në listë pritje për ekzaminime imazherike iu është lënë një datë tjetër.

Një ditë më parë në bodrumin e urgjencës ra zjarr si pasojë e një shkëndije elektrike, sipas policisë.

Situata sipas drejtoreshës, Albana Fico u menaxhua shumë shpejt. Nuk pati të lënduar por vetëm dëme të kufizuara në një  dhomë teknike.

Go to TOP